Sindikatat e Hekurudhave të Kosovës kanë bërë të ditur se kanë hyrë në grevë dyditore, konfirmoi për KosovaPress, Hysen Nikçi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Hekurudhës së Kosovës. Ata po kërkojnë rritjen e pagave.
Nikçi bëri të ditur se asnjë linjë nuk do të funksionojë më 12 dhe 13 qershor. Ndërkaq, të shtunën, ai ka bërë të ditur se do të takohet sërish Këshilli Grevist, për të vlerësuar situatën dhe hapat e mëtutjeshëm.
Sipas Nikçit, këtë situatë mund ta ndryshojë “në çdo moment”, ndonjë vendim i ri i menaxhmentit.Kosovapress (A2 Televizion)