“Serbia të bashkëpunojë”, BE e konfirmon: Vetëm pas vendimit do merren masa për Banjskën

Nga Xhevahir Qardaku
24 Shtator 2024, 21:42 | Aktualitet

Bashkimi Europian vijon që të mos marrë asnjë masë kundër terroristëve apo atyre që mbështetën terroristët në sulmin e tyre në Banjskë.

Zëdhënësi Peter Stano, konfirmoi se Brukseli do të lëvizë me masa ndëshkuese vetëm pasi drejtësia në Kosovë të ketë dhënë vendimin e fundit dhe dënuar përgjegjësit për agresionin e 24 shtatorit të kaluar, shkruan A2 CNN.

“Mezi presim të shohim vendimin. Ne jemi duke vëzhguar dhe ndjekur nga afër procedurat në procesin gjyqësor në Kosovë. Pasi të kemi vendimin, fajtor ose jo fajtor, sigurisht që do të reagojmë në përputhje me rrethanat”, nënvizoi Stano në konferencën për shtyp.

Ai i tha se qëndrimi i Bashkimit Europian është i qartë dhe kërkohet bashkëpunim nga të dyja palët, përfshirë dhe Serbia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos