Tensionet mes serbëve në veri, media pranë Brukselit: Rivizatohet harta politike e Kosovës

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 20:03 | Aktualitet

Situata në Kosovë mbetet e tensionuar. Kështu shkruan portali mediatik pranë Brukselit, Euractiv. Duket se tensionet e fundit të cilët u përshkallëzuan më tej më 28 qershor, kur nënkryetari i demokracisë serbe, Stefan Veljkoviç, u arrestua në vendin përkujtimor në Gazimestan për shkak se mbante veshur një bluzë me imazhin e Arsenijeviç-it dhe një flamur serb, do të ndikojnë në zhvillimet e mëtejshme të ngjarjeve në Kosovë.

Euractiv përmend reagimet e Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla për aksionin e kapjes së arsenalit të armëve në Kosovë. Euracitv thekson se FBI-së i është kërkuar të hetojë ligjshmërinë e kontrollit në hambarin e politikanit serb në Kosovë, në pronën e të cilit iu gjetën edhe armët. EULEX-i, misioni i BE-së për sundimin e ligjit, konfirmoi se po e monitoron rastin. Analistët besojnë se tensionet në fjalë po ravijëzohen përpara zgjedhjeve lokale në Kosovë.  

“Ndërsa zgjedhjet lokale afrohen në tetor, fushata kryengritëse e Demokracisë Serbe dhe përballja e Arsenijeviçit me Prishtinën dhe Beogradin mund të rivizatojnë hartën politike në zonat me shumicë serbe. Mbetet e pasigurt nëse partia mund ta përkthejë vrullin e saj në vende në parlament - por trajtimi i pakicës serbe nga qeveria ka të ngjarë të mbetet nën shqyrtim”.

Ndërsa qeveria i mbron veprimet e saj si përgjigje të nevojshme ndaj kërcënimeve të sigurisë - duke përmendur sulmin në Banjska dhe bombardimin e kanalit Ibra-Lepenec - grupet e të drejtave të njeriut dhe figurat e opozitës e akuzojnë atë për tejkalim të objektivave, thekson Euractiv. 

Klima politike mbetet e tensionuar në Kosovë. Vetëvendosja e kryeministrit Kurti nuk ka arritur të formojë një qeveri të qëndrueshme që nga zgjedhjet e shkurtit, pas 40 përpjekjeve të dështuara për koalicion. Pakënaqësia popullore po rritet ndërsa qeveria në detyrë po përpiqet të menaxhojë krizën energjetike dhe vështirësitë ekonomike të Kosovës. 

Qeveria përballet gjithashtu me kritika ndërkombëtare për planet për të ndërtuar dy ura makinash pranë urës ikonike të qytetit të Mitrovicas, e cila është vetëm për këmbësorë - një pikë e nxehtë simbolike midis serbëve dhe shqiptarëve. BE-ja dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë i kanë kërkuar Kosovës të braktisë projektin, duke argumentuar se rrezikon të nxisë më tej tensionet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos