Veterani i UÇK-së dorëzon kallëzim penal kundër Dimal Bashës

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 16:41 | Aktualitet

Veterani i UÇK-së dorëzon kallëzim penal kundër Dimal

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku dhe avokati i tij, Gent Gjini kanë dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, për shkak të shkrimit të tij të publikuar në vitin 2012 me bashkëauroren Jana Arsovskan, duke nxitur kështu urrejtje, nënçmim dhe përçarje ndaj popullit shqiptar.

Kallximin penal ata e dorëzuan në Prokurorinë Speciale, duke thënë se Basha duhet të përgjigjet për veprën penale që ka bërë.

Ai tha se duke ditur që Basha ka bashkëpunuar me autoren sllave e cila shquhet për propagandën ruse ndaj  popullit shqiptar, klienti i tij dhe ai si avokat, kanë dilemë se si ajo ka gjetur Dimal Bashën.

“Dilemë tjetër që ne kemi është se ajo ka gjetur Dimal Bashën që të bashkëpunoj me të dhe Dimal Basha përveç publikimit si bashkashautor, ky i ka ndihmuar asaj të gjej shqiptarë dhe të tregoj anën e errët të shqiptarëve duke aluduar që UÇK është financuar nga kriteret e drogës dhe janë profiter që kanë shfrytëzuar luftën dhe pasluftën që të marrin pozita, andaj tani do ta faktojmë.....kjo vepër penale tregon se këto vepra janë të dënueshme kur janë publike, duke e ditur që është revistë shkencore që secili qytetar mund të ketë qasje aty, atëherë edhe më shumë e forcon përgjegjësinë penale dhe Dimal Basha, unë kërkoj që nëse ka pak fije ndërgjegje, njerëzore, morale dhe etike, duhet të jap dorëheqje nga ky moment sepse ne e kemi dorëzuar kallëzimin penal dhe presim rezultate nga prokurori përkatës që të shikojmë prapa saj dic më tepër sepse mund të jenë çarqet e shërbimeve sekrete që nuk ia duan të mirën Kosovës”, tha ai duke shtuar se i kanë kërkuar prokurorisë që ta ndalojë Bashën të dal me deklarata për këtë çështje sepse mund të keqpërdorë detyrën zyrtare dhe mund të ndikojë në hetime. Kosovapress.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos