Albulena Haxhiu zgjidhet kryeparlamentare, konstituohet Kuvendi i Kosovës

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2026, 18:09 | Kosova

Albulena Haxhiu zgjidhet kryeparlamentare, konstituohet Kuvendi i Kosovës

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryeparlamentare si dhe është konstituar Kuvendi i Kosovës. 

Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kundër dhe 8 abstenuan. 

Sot e marr këtë detyrë më vetëdije të plotë me peshën kushtetuese që e mban. Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë”, tha Haxhiu në fjalën e mbajtur në Kuvend.

Presim që ish-krerët e UCK-së të kthehen sa më parë në vend, dhe që këto orvatje të Prokurorisë të marrin fund sa më parë”, shtoi ajo.

Ndryshe nga legjislatura e kaluar kur Haxhiu dështoi të zgjidhej kryeparlamentare pas disa senacash maratonë, në këtë legjislaturë mjaftoi tenatativa e parë për të marrë shumicën e votave.  

Albulena Haxhiu ishte gruaja më e votuar për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kur mori mbi 174 mijë vota. Më herët Haxhiu ka mbajtur në kabinetin Kurti edhe funksionin e ministres së Drejtësisë për 4 vite.

Po në seancën e sotme janë betuar 118 deputetët e pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton A2CNN. 

Nënkryetarët e rinj të Kuvendit janë zgjedhur Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Emilja Rexhepi nga grupi multietnik  dhe Sllavko Simiq i Listës Serbe.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos