
Kreu i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar sot se pret llogaridhënie nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç lidhur me sulmin në Banjskë.
Deklarata është bërë pas takimit me Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, ku Rutte iu përgjigj pyetjeve të reporterëve.
“Unë edhe aleanca jemi në kontakt të ngushtë me presidentin serb. Po presim për llogaridhënie për atë që ka ndodhur në Banjskë në vitin 2023 dhe për ngjarjet e tjera më 2023. Ndjekim nga afër ngjarjet dhe përmes KFOR-it dhe aktivitetet e tjera në Ballkanin Perëndimor, si në Bosnjë dhe Kosovë, ne jemi shumë të përfshirë dhe i ndjekim gjërat nga afër”, u shpreh Rutte.
Kujtojmë që gjatë sulmit të ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
(A2 Televizion)