Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Nga A2 CNN
21 Gusht 2026, 11:32 | Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 6 muaj burg shtetasin Kadri Xhemajli, i cili pranoi fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë që Xhemali kishte kërcënuar me jetë Kurtin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Ndaj tij u ngrit një akuzë nga Prokuroria Speciale më 22 tetor 2025.

Ah Albini e merito ni me ja shpu kryt per neise i vjen reni edhe ati”, shkruhej në mesazhin kërcënues. Mediat në Kosovë raportojnë se në seancë ka munguar i dëmtuari, kryeministri Albin Kurti.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos