Debate të forta për FSK në veri, Vetëvendosje krenohet, shpërthen opozita: Jeni të neveritshëm

Nga Rosalba Bejdo
29 Korrik 2025, 20:56 | Kronikë

Dislokimi i trupave të FSK-së në veri nxiti debate të forta në Prishtinë. Ndërsa operacioni vijonte në Ujman, çështja u shndërrua në politike me përplasje në distance e akuza mes subjekteve të ndryshme. Vetëvendosja u krenua me ngjarjen ndërsa partitë opozitare  e kritikuan se po bën propagandë me një rast tragjik.

“Fakti që për herë të parë Ushtria e Kosovës shkon në atë pjesë është ngjarje historike dhe si e tillë duhet të shënohet. Është tjetër gjë që Policia dhe Ushtria, për nga natyra e misionit të tyre, angazhohen kryesisht në ngjarje të rënda, jo në festa”, pohoi Arlind Manxhuka nga vetëvendosje, shkruan A2 CNN.

Nga Partia Demokratike e Kosovës thanë se dislokimi i FSK në veri është bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n për të cilën Kurti e kishte kritikuar ish-presidentin.

“Jeni të neveritshëm. A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmëri njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike? FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë. ”, u shpreh Vlora Çitaku e PDK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos