Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit 2 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Kosovë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 16:49 | Kronikë

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit 2 ditë më parë, gjendet

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i cili ishte zhdukur dy ditë më parë.

Përmes një njoftimi, FSK bën të ditur se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

"Trupi u është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore", thuhet mes të tjerash në njoftimin e FSK në faqen zyrtare në Facebook, shkruan A2 CNN.

Po ashtu bëhet e ditur se operacioni është realizuar me urdhër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.

Njoftimi i FSK:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos