Një zjarr i madh në Lipjan ka përfshirë një depo dhe zyrat qendrore të një rrjeti të supermarketeve që vepron në Kosovë.
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar nga radhët e civilëve, por megjithatë një zjarrëfikës është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor pasi pas intervenimit i është përkeqësuar gjendja.
Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes , duke u përballur me flakët që kishin përfshirë të gjithë objektin.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit dhe as shuma e dëmeve materiale që janë shkaktuar./KosovaPress. (A2 Televizion)