Sot, pasdite është përfshirë nga një zjarr i madh një objekt për riciklimin e mbeturinave nga plastika në afërsi të Lipjanit.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bënë të ditur se bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale
Ajo tha se sot rreth orës 16:30, kanë pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale”, thotë ajo në një përgjigje me shkrim për KosovaPress. (A2 Televizion)