Polici përplas për vdekje këmbësorin në Prizren

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 20:56 | Kronikë

Polici përplas për vdekje këmbësorin në Prizren

Një efektiv policie ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një personi në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren.

Viktima që nuk është identifikuar ende ka humbur jetën në vendin e ngjarjes teksa efektivi ishte jashtë detyrës zyrtare dhe po lëvizte me makinën e tij private.

 “Sot rreth orës 18:12, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku – goditje e këmbësorit, i cili fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë. Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, shkruhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos