Prindërit në Fushë Kosovë raportojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 10:18 | Kronikë

Prindërit në Fushë Kosovë raportojnë zhdukjen e dy

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vajza të mitura në Fushë Kosovë, të cilat janë raportuar të zhdukura.

Rasti është raportuar të mërkurën, më 9 korrik, ku dy prindër kanë deklaruar se mbrëmjen e 4 korrikut, dy vajzat e mitura kanë dalë nga banesat e tyre dhe nuk janë kthyer më.

Sipas raportimit, ato kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Deri më tani nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos