Ryshfet në votime, ndalohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 13:41 | Kronikë

Ryshfet në votime, ndalohen dy të dyshuar në Fushë

Dy persona janë ndaluar në Kosovë me akuzën e dhënies dhe marrjes së ryshfetit në votime.  Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, “në komunën e Fushë Kosovës,  me vendim të Prokurorit të shtetit,  janë ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të  veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Gjatë zhvillimit të hetimeve,  është  sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos