Vijon edhe sot në Kosovë seanca për rastin “Banjska”, zbardhen dëshmitë e policëve

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 08:53 | Kronikë

Vijon edhe sot në Kosovë seanca për rastin “Banjska”,

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës edhe sot do të vazhdojë seanca për rastin “Banjska”. Seanca do të fillojë nga ora 09:30, raporton A2 CNN.

Dëshminë i pari e nisi dje zyrtari i Policisë Elez Peci, i cili tregoi se si i ndjeri Afrim Bunjaku, më 23 shtator të vitit 2023 e kishte orarin si zakonisht, për të filluar me patrulla.

Më pas, Peci rrëfeu si e kuptuan se mbi urën e fshatit Banjskë ishin vendosur kamionë për të bllokuar hyrjen.

“Më 23 shtator të vitit 2023, orarin e kishte rreshteri i ndjerë, Afrim Bunjaku. Si zakonisht kemi filluar ma patrulla, edhe pse lëvizjet i kemi pasur të kufizuara. Arsyeja dihet se ka qenë rreziku. Deri në orën 2:00 kemi qenë në terren në komunën e Zveçanit bashkë me Fahri Shalën. Në 2 jemi kthyer në stacion, në ora 2:30 me radio lidhje është njoftuar dhoma komanduese nga njësia NJSh kufitare, se në fshatin Banjskë mbi urë janë vendosur dy kamionë dhe ishte bllokuar hyrja e fshatit. Banjska është në Zveçan. I ndjeri Afrim Bunjaku na ka thirrë neve policëve, na ka dhënë detyrat, jemi pajisur me antiplumba, helmeta dhe të tjera pajisje policore. Kam qenë në automjet me rreshterin e ndjerë Afrim Bunjakun”, ka thënë Peci në dëshminë e tij.

Më tej, zyrtari i Policisë Peci tregoi detaje të frikshme edhe të momentit të shpërthimit, shkruan A2 CNN.

Pas zyrtarit policor, Elez Peci, i cili zbuloi detaje drithëruese nga sulmi i 24 shtatorit të vitit 2023, aty u rrëfye edhe Avni Shala, po ashtu zyrtar policor.

Shala ka treguar se si shpërthimi pranë barrikadave me dy kamionë zbardhi rrugën pasi siç tha polici, ishte shumë i fuqishëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos