
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dhënë Albin Kurtit mandatin për formimin e qeverisë së re. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Osmani i uron Kurtit suksese në qeverinë e re, raporton A2CNN.
“Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.
Sot në mbrëmje pritet të mbahet një tjetër seancë në Kuvendin e Kosovës për formimin e qeverisë së re.
Kuvendi është konstitutar të mërkurën në një seancë në të cilën Albulena Haxhiu është zgjedhur kryeparlamentare. (A2 Televizion)