"Të paktën 3 vit banor i komunës", kushte shtesë për kandidatët në zgjedhjet lokale në Kosovë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 09:32 | Politikë

"Të paktën 3 vit banor i komunës", kushte shtesë

Kandidati për kryetar të komunës duhet të ketë qenë për së paku 3 vjet banor i komunës, në të cilën ai/ajo kërkon të garojë.

Ky është një nga kushtet shtesë që kërkohen për kandidatët për kryetarë të komunave në Kosovë, përveç atyre kushteve që dalin nga neni 30 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka shpjeguar se kërkesa për të qenë së paku 3 vite banor i komunës është kërkesë nga Ligji për Zgjedhjet Lokale.

“Përveç kushteve që kërkohet të plotësohen sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në nenin 9, paragrafin 2 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale kërkohet që kandidati për Kryetar të Komunës të ketë qenë për së paku 3 vite banor i komunës në të cilin ai/ajo është duke garuar për t’u zgjedhur si Kryetar i Komunës”, tha Elezi.

Një garë e fortë pritet si gjithmonë të zhvillohet në Prishtinë ku tashmë janë zyrtarizuar katër kandidatë: Hajrulla Ceku nga LVV, kryetari aktual Përparim Rama i LDK, Bekë Berisha nga AAK dhe Besa Shahini nga PSD.

Ndërkohë është përfolur Uran Ismaili si kandidat i PDK-së, mirëpo emri i tij ende nuk është zyrtarizuar ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos