Nis numërimi i votave në Kosovë, ja kush prin në Prishtinë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 19:58 | Politikë

Nis numërimi i votave në Kosovë, ja kush prin në

Në Kosovë ka nisur numërimi i kutive të para të balotazhit për 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor, pas mbylljes së procesit të votimit në orën 19:00.

Në Prishtinë sipas rezultatit të kutive të para që janë hapur prin kryetari aktual Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovë me 52.90 për qind ose 228 vota.

Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje ka 47.10 për qind ose 478 vota, kur në kryeqytet janë numëruar votat në 7 nga 268 vendvotime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos