Jep dorëheqjen kreu i PDK-së Memli Krasniqi

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 15:45 | Politikë

Jep dorëheqjen kreu i PDK-së Memli Krasniqi

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ky vendim vjen menjëherë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në një konferencë për media, Krasniqi the se tani është koha për një momentum të ri në PDK.

“Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së. Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”, theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos