Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 11:35 | Politikë

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Nga gazetarët ajo u pyet për pritshmëritë e saj për dialogun Kosovë-Serbi.

“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, tha Kallas.

Ajo u përballë me pyetje të gazetarëve edhe për luftën në Ukrainë e për bisedimet në Turqi.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës. Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës

– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos