​Konjufca: Qeveria e ardhshme s’mund të formohet pa koalicione qeverisëse

Nga Ideal Gola
8 Prill 2025, 13:54 | Politikë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi pas takimit me përfaqësuesit e partive politike se Vetëvendosje nuk ka ende kandidat për postin e kryeparlamentarit pasi, sipas tij, gjithçka do të jetë pjesë e bisedimeve për koalicion të mundshëm.

Konjufca konfirmoi se ka pasur një ftesë për takim vetëm për Lidhjen Demorkatike të Kosovës. Në lidhje me gjuhën e ashpër ndaj kësaj partie, Konjufca tha se edhe ndaj tij ka pasur ofendime, por nuk ka hatërmbetje dhe është i gatshëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit.

Ai tha se ka synuar që të qeverisin të vetëm, por rezultati dikton një plan B dhe duhet të ketë një koalicion: “Politika është t'i kuptojmë interesat, por interesat që i përfaqësojmë s’janë tonat, por të Republikës së Kosovës. Këtu është vetëm bashkëpunimi. Është përpjekja për ta çuar Kosovën përpara së bashku, sepse veç e veç nuk kemi mundësi. Demokracia dhe politika e kërkon pikërisht këtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos