Rreth 1 milion e 800 mijë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet lokale në Kosovë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 19:46 | Politikë

Rreth 1 milion e 800 mijë fletëvotime do të shtypen për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të mbahen më 12 tetor, të shtypen rreth 1 milion e 800 mijë fletëvotime. Ndërkaq, për raundin e dytë, planifikohen të shtypen 1 milionë e 250 mijë sosh.

Lidhur me specifikat teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025 tregoi Arianit Elshani nga Këshilli i Operacioneve Zgjedhore.

Në mbledhjen e KQZ-së, më 2 korrik, ai tregoi se lista e votuesve për raundin e dytë është 4 mijë e 420.

“Këshilli për Operacione Zgjedhore ka shqyrtuar kërkesën e sekretariatit për shqyrtimin e specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuese për zgjedhjet lokale. Lidhur më këtë dokument ne i kemi dhënë komentet tona dhe janë bërë edhe përditësimet e tona dhe janë bërë edhe përditësimet e fundit lidhur me numrin e përgjithshëm të përllogaritur se sa do të shtypen edhe për raundin e parë dhe të dytë të fletëvotimeve, lista votuese dhe broshurave. Bëhet fjalë për fletëvotimet për kuvend të komunës, është sasia 1 milionë e 800 mijë. Broshura e kandidatëve për kuvend të Kosovës 16 mijë e 980. Fletëvotime për kryetarët komunës 1 milion e 800 mijë fletëvotime. Dhe fletëvotime për kryetar të komunës për raundin e dytë 1 milion e 250 mijë të përllogaritur dhe lista e votuesve është 4 mijë e 420 për raundin e dytë”, tha Elshani.

Lidhur me këtë, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi sugjeroi që si bazë të merret numri maksimal i votuesve që kanë marrë pjesë në dy palët e fundit të zgjedhjeve lokale, ato të vitit 2017 dhe 2021, dhe mbi këtë numër të shtohen edhe 10 deri në 20 për qind më shumë fletëvotime.

Në këtë mënyrë, sipas tij mund të reduktohet numri i fletëvotimeve.

“A kishte me qenë e rrugës që të merret numri maksimal i votuesve në dy palë votimet e fundit lokale dhe t’i shtohet 10 ose 20 për qind më shumë fletëvotime sesa pjesëmarrja që ka qenë në dy votimet e fundit 2021 dhe 2017? Që do të mbërrinte rreth 1 milion fletëvotime”, tha Kurteshi.

Në lidhje me propozimin për reduktimin e numrit të fletëvotimeve, Elshani tha se kjo çështje është diskutuar edhe brenda Këshillit të Operacioneve Zgjedhore dhe përbën një shqetësim të vazhdueshëm.

Megjithatë, ai theksoi se një qasje e ngjashme me atë të zgjedhjeve parlamentare është e pamundur për zgjedhjet lokale, për shkak të specifikave të ndryshme teknike dhe organizative.

“Ky ka qenë edhe shqetësimi ynë i operacioneve zgjedhore dhe e kemi diskutuar jo vetëm në këtë mbledhje në shqyrtim të këtyre specifikave por edhe në të kaluarën lidhur me numrin e materialeve që shtypen, që të reduktohet. Është reduktuar edhe në zgjedhjet parlamentare. Mirëpo, në zgjedhjet lokale është më e menaxhueshme për shkak që fletëvotimit është i njëjtë çdo kund. Në zgjedhjet lokale i kemi 38 zona zgjedhore, duhet të kemi parasysh fletëvotimit reduktohen edhe në rezerva në KKZ dhe kur ka të dëmtuara. Është e pamundur që vetë reduktohet në numra të ngjashëm si ajo e Kuvendit të Kosovës”, tha Elshani.

Ndër të tjera, në mbledhjen e KQZ-së, anëtarët u njoftua se nga shpallja e datës së Zgjedhjeve Lokale 2025 dhe deri më 1 korrik, janë realizuar një në tërësi 33 aktivitete nga 269 sa janë planifikuar në përgjithësi, ndërkaq një pjesë tjetër është në zhvillim e sipër. 

Po ashtu, anëtarët u informuan se është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 1 korrik, janë pranuar 246 kërkesa, prej të cilave 212 janë aprovuar, ndërkaq 34 të tjera janë refuzuar për shkak të dokumentacionit të paplotësuar.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se ka filluar programi orientues për trajnimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, i cili fillimisht është mbajtur për anëtarët e disa komunave dhe do të vazhdojë edhe gjatë javës. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos