
Memli Krasniqi ka konfirmuar në një konferencë jashtëzakonshme për mediat dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Ai theksoi se tani është koha për një momentum të ri në PDK.
“Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së. Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”, theksoi ai, raporton A2 CNN.
Krasniqi tha se ka reflektuar mbi atë se çfarë i nevojitet PDK-së. Nëse do të kishim stabilitet institucional do të dorëhiqesha më herët.
“Largohem me nder dhe krenari për punën që kam bërë unë dhe ekipi ynë”.
Krasniqi tha se nëse Bedri Hamza vendos të kandidojë do të ketë votë për të për kryetar të PDK. Ai tha se gara është e hapur dhe kushdo që i plotëson kriteret ka të drejtë të garojë. Ai tha se do të mbetet pjesë e PDK-së.
A2 CNN mëson se të hënën do të mblidhet konventa e PDK për të zgjedhur kryetarin e ri. (A2 Televizion)
