Kurti ka edhe votat e diasporës, por si do ta krijojë qeverinë dhe sa e qëndrueshme do jetë?

Nga Tomorr Avdia
28 Shkurt 2025, 20:23 | Politikë

Teksa tashmë numrat e votave, edhe në kutitë e diasporës, tregojnë për një trend drejt Vetëvendosjes, pikëpyetjet më të mëdha ngelen se si do ta formojë qeverinë Kurti, me cilën parti dhe sa jetëgjatë do të jetë ajo.

Një ditë më parë, Albina Haxhiu tha për mikrofonin e A2 se Kurti nuk bën aleancë me asnjë parti opozitare dhe do t'i qëndrojë atyre që ka aktualisht në koalicion, Lëvizjes Guxo dhe Alternativës.

Që numrat të jenë aq sa kërkon ligji për të krijuar një qeveri, Kurtit do t'i duhet edhe ndihma e pakicave, jo serbe.

Deklaratat e forta se Vetëvendosja nuk do të bëjë asnjë lloj aleance përtej opozitës, sipas analistëve, janë vetëm presione për konsum të brendshëm pasi asgjë nuk dihet me siguri.

Presidentja e vendit detyrohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë. Ndonëse as këtu nuk ekziston një afat i saktë, vendimet në fuqi përcaktojnë që procesi duhet të zhvillohet sa më parë që të jetë e mundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos