Kurti nuk i ka votat për qeverinë? Vetëm 52 deputetë e mbështetën, Nisma votoi si Vetëvendosje

Nga Rosalba Bejdo
15 Prill 2025, 20:08 | Politikë

Lëvizja Vetëvendosje duket se ka mungesë të votave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe qeverisë së re.

Ditë më parë deputetët e partisë që fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, u shprehën të bindur se ky subjekt i ka numrat për të formuar qeverinë. Por, edhe pse deklaruan se nuk do të jenë pengesë për formimin e institucioneve, qeveria duket se nuk e ka siguruar mbështetjen e plotë të pakicave joserbe, ndërsa po thuhet se ka arritur të bindë Nismën Social Demokrate, shkruan A2.  

Mungesa e votave është evidentuar në momentin e votimit të raportit të komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, i cili nuk ka kaluar në Kuvend.

Ishin 52 deputetë që votuan pro, 46 kundër dhe 11 deputetë që abstenuan, çka bëri që seanca konstituive të ndërpritet për të vazhduar një ditë tjetër. Ajo që dihet është se 52 votat pro kanë ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, 3 deputetë të Nismës dhe 2 të minoriteteve.

Kjo le të kuptohet se Nisma do të mbështesë qeverinë Kurti, ndërsa votat e deputetëve të pakicave joserbe mbeten në dyshim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos