'Lokalet' në Kosovë, si ndahet harta pas balotazhit, ja kush fitoi e kush humbi

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 21:33 | Politikë

'Lokalet' në Kosovë, si ndahet harta pas balotazhit, ja kush

Sipas rezultateve preliminare të balotazhit shumicën e komunave në zgjedhjet lokale në Kosovë i kanë fituar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale në të dy raundet ka arritur të fitojë në 7 komuna. Më 12 tetor fitoi në Shtime, Kamenicë dhe Podujevë, ndërsa në balotazh arriti fitore në Gjilan, Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Po kaq komuna, shtatë , ka arritur fitojë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në raundin e parë fitoi në Lipjan dhe Istog, ndërsa në balotazh arriti fitore në Prishtinë, Dragash, Pejë, Viti dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar gjithsej në 6 komuna në këto zgjedhje lokale. Në raundin e parë në Ferizaj, Skenderaj dhe Han i Elezit, ndërsa në balotazh në Prizren, Vushtrri dhe Kaccanik.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të udhëheq në pesë komuna. Në Deçan fitoi pas raundit të parë, ndërsa në balotazh fitoi edhe në Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Suharekë.

Lista Serbe ka fituar të dhjetë komunat me shumicë serbe, pasi 9 i fitoi në raundin e parë ndërsa në balotazhe dhe Kllokotin.

Rezultatet sipas partive:

LVV – 7 komuna: Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Shtime, Obiliq, Kamenicë

LDK – 7 komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Lipjan, Dragash, Viti, Junik

PDK – 6 komuna: Skenderaj, Prizren, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Vushtrri

AAK – 5 komuna: Gjakovë, Rahovec, Klinë, Deçan, Suharekë

Nisma – 1 komunë: Malishevë

KDTP – 1 komunë

PDKRL – 1 komunë (Drenas) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos