Rada Trajkoviq ish-politikane serbe nga Kosova sulmoi presidentin Aleksandër Vuçiç, pas publikimit të një mesazhi ngushëllimi në gjuhën angleze me rastin e 30 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.
“Mos ndoshta duhet ta thoshit këtë në serbisht në mënyrë që autorët e krimeve që po mbroni nga Srebrenica në Banjska të mund ta dëgjojnë mire? Apo çështja është se me këtë deklaratë lani veten dhe shpëtoni kolltukun dhe njerëzit që janë kolektivisht fajtor”, thotë Trajkoviç.
Në mesazhin e tij Vuçiç shkroi se nuk mund të ndryshojnë të kaluarën por se duhet të ndryshojnë të ardhmen.
“Edhe një herë, në emër të qytetarëve të Serbisë, I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave boshnjake, i bindur se një krim i ngjashëm nuk do të ndodhë më kurrë”, thuhej ne mesazhin e Vuçiç.
(A2 Televizion)