PDK, LDK e AAK nuk dalin nga salla pas ndërprerjes së seancës nga Dehari

Nga Tomorr Avdia
3 Korrik 2025, 12:23 | Politikë

PDK, LDK e AAK nuk dalin nga salla pas ndërprerjes së seancës nga

Deputetë nga PDK, LDK e AAK nuk kanë dalë nga salla e Kuvendit pas ndërprerjes së seancës nga kryesuesi Avni Dehari pas dështimit të formimit të komisionit për votim të fshehtë.

Ndërkaq, nga salla dolën deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi sërish në votim komisionin për votim të fshehtë, i cili prapë dështoi të themelohet.

Nga 99 deputetë sa ishin prezentë 54 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për këtë komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

Përfaqësues të këtyre partive dolën në foltore, duke i kërkuar kryesuesit që të mos e shkelë Kushtetutën. Megjithatë, atyre iu ndal mikrofoni për shkak se nuk dhanë emra për anëtarë të komisionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos