Osmani vijon takimet me liderët e partive për zgjidhjen e krizës politike

Nga Ideal Gola
3 Korrik 2025, 09:51 | Politikë

Osmani vijon takimet me liderët e partive për zgjidhjen e krizës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimet me përfaqësuesit e partive politike parlamentare. Në ditën e dytë, takim i pare është me kryetarin e Listës Guxo, Faton Peci.

Gjatë ditës së sotme Osmani ka lënë takime me partitë më të vogla dhe me ato të minoriteteve. Gjatë së mërkurës ajo takoi Kurtin e VV, Krasniqin e PDK, Abdixhikun e LDK dhe Haradinajn e AAK.

Në fund, Osmani bëri thirrje që të arrihet një pajtim drejt konsituimit të Kuvendit sa më shpejtë të jetë e mundur dhe brenda afatit 30 ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Osmani konsideron se me moskonstituiimin e Kuvendit po dëmtohet shteti dhe interesi qytetar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos