“Përmbajtje maksimale për Vidovdan”, BE: Gjykata Themelore nuk garantoi plotësisht të drejtat e serbëve

Nga Rosalba Bejdo
27 Qershor 2025, 20:13 | Politikë

Mes shqetësimeve për trazira të mundshme për Vidovdan, zyra e Bashkimit Europian në Kosovë bëri thirrje që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje maksimale dhe që festimet të zhvillohen të qeta. 

Në një përgjigje për KosovaPress, zyra e BE komenton vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Graçanicë që ndalon shfaqjen e flamurit serb në këto festime, përcjell A2.

“Lidhur me festimet e Vidovdanit, BE në Kosovë u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje maksimale, në mënyrë që të mundësohet një zhvillim i qetë i festimeve. Sa i përket shfaqjes së flamurit serb, jemi të informuar për vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Graçanicë, i cili aktualisht është në proces ankimimi. Në këndvështrimin tonë, ky vendim nuk i garanton plotësisht të drejtat kushtetuese të serbëve të Kosovës. Bazuar në vlerësimin tonë, çështja është brenda kompetencave administrative të Komunës së Graçanicës. Ne nuk e inkurajojmë interpretimin e zgjeruar të këtij vendimi nga institucionet e Kosovës në mënyra që mund të cenojnë të drejtat kulturore ose fetare të individëve apo të Kishës Ortodokse Serbe, të cilat janë të garantuara me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës”, kanë thënë nga Zyra e BE-së për KosovaPress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos