Përparim Rama flet ekskluzivisht për A2CNN: Kemi një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 22:29 | Politikë

Përparim Rama flet ekskluzivisht për A2CNN: Kemi një

Përparim Rama ka folur ekskluzivisht për A2CNN pas shpalljes së fitores në Prishtinë.

“Kjo tregon që kryeqyteti ka zgjedhur vizionin tonë transformues. Një vizion që e kemi nisur që para 4 vitesh dhe që tani do e vazhdojmë për ta lulëzuar Prishtinën”, tha Rama.

“Kemi kërkuar 8 vite dhe i kemi marrë 8 vite. Kemi një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve që do e transformojmë në projekte madhore.

Kur iu kërkua një mesazh për kandidatin rival Hajrulla Çeku, Përparim Rama tha: “Mesazhi është që të mos bllokojë, të jetë bashkëpunues edhe të reflektojë sepse na ka humbur shumë kohë. Duhet të punojmë së bashku dhe asgjë nuk do të na ndalë në transformimin e vendit tonë”.

Ndërkohë, kandidati i LVV për Prishtinën, Hajrulla Çeku, ka pranuar humbjen dhe uroi Përparim Ramen për fitoren.

Ai tha se do të vazhdojë t’i shërbejë Prishtinës, ndërsa konfirmoi se Vetëvendosje do të jetë në opozitë në kryeqytet, duke mohuar ndonjë mundësi koaicioni në Kuvendin Komunal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos