Tahiri uron Pecin: Rezultatin e pranoj si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 22:03 | Politikë

Tahiri uron Pecin: Rezultatin e pranoj si vullnet të qytetarëve

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për komunën e Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka folur pas përfundimit të procesit të votimit dhe publikimit të rezultateve të para.

Tahiri ka deklaruar se rezultatin e sheh si shprehje të vullnetit të qytetarëve, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen që ka marrë gjatë fushatës: “Unë e kam parë si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, për çka i vlerësoj dhe u shpreh mirënjohje".

Ai bëri të ditur se ende nuk ka pasur komunikim me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, për shkak të numrit të madh të telefonatave, por theksoi se do ta urojë publikisht, shkruan A2.

“Nuk kam pasur komunikim me z. Peci për shkak të telefonatave të shumta, por unë do ta uroj edhe atë dhe qytetarët”, shtoi Tahiri.

Sa i përket ankesave të mundshme për procesin zgjedhor, Tahiri tha se ekipet përkatëse janë duke mbledhur të gjitha faktet.

Faton Peci ka dalë fitues në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut, duke marrë 53.53% të votave (17,542 vota).

Kurse Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 46.47% të votave (15,228 vota). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos