Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar kutisë së votimit paraditen e së dielës.
Kurti, pasi hodhi votën e tij te Fakulteti Juridik, i ftoi të gjithë qytetarët të votojnë për zgjedhjet lokale.
“Votojmë për të vendosur për katër vitet në komunat e Kosovës. Ne vendosim për shkollat, çerdhet, ujin…”, tha fillimisht kryeministri Albin Kurti, shkruan A2.
Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve dhe plotësimin e nevojave që kanë”, shtoi ai.
(A2 Televizion)