Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 09:17 | Politikë

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

Sot qytetarët e 38 komunave në Kosovë do të kenë mundësi të votojnë për kryetarë dhe përfaqësues të tyre në Kuvende komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se janë 948 qendra votimi në gjithë Kosovën që u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.

KQZ ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të rregullt, transparent dhe të qetë, shkruan A2.

Po ashtu, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 do të hapen gjithsej 38 Qendra Votimi për votim me kusht, të shpërndara në të gjitha komunat e Kosovës. Sipas njoftimit të KQZ-së, në këto qendra do të funksionojnë gjithsej 54 vendvotime, të dedikuara për votuesit që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të votojnë në vendvotimin e tyre të rregullt.

Votimi me kusht në zgjedhjet lokale është i lejuar vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi, dhe realizohet në qendrën e veçantë për votim me kusht të caktuar nga KQZ.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos