Skemë mashtrimi në shifrën 33 milionë euro, 22 persona bien në prangat e "FBI-së greke"

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 17:16 | Rajoni & Bota

Skemë mashtrimi në shifrën 33 milionë euro, 22 persona bien

Një operacion policor u zhvillua në Athinë, duke goditur një skemë mashtrimi në shkallë të gjerë, duke çuar në arrestimin e 22 personave. Dyshohet se humbjet në Entin e Sigurimeve Shoqërore EFKA, kapin shifrën 22 milionë euro, me 11 milonë euro dëm për shtetin grek, raporton A2CNN.

Oficerët e të ashtuquajturës “FBI greke” arrestuan biznesmenë dhe persona të dyshuar për mashtrim ndaj EFKA-s dhe kryerjen e evazionit fiskal nëpërmjet përdorimit të kompanive fiktive dhe faturave fiktive. Midis të arrestuarve janë dy ish-pjesëmarrës në një reality show televiziv.

Sipas hetuesve, të dyshuarit krijuan kompani fiktive që dukeshin se punësonin staf, por nuk paguanin kontributet e kërkuara të sigurimeve shoqërore. Autoritetet vlerësojnë se kjo praktikë i shkaktoi EFKA-s humbje prej 22 milionë eurosh.

Zyrtarët thanë gjithashtu se grupi gjeneroi fitime përmes aktivitetit të kompanive fiktive, duke çuar në një humbje shtesë prej 11 milionë eurosh për shtetin grek.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos