
Këtë të diel, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur me një mesazh të fortë drejtuar qytetarëve shqiptarë. Përmes një videoje, kreu demokrat iu bën apel të gjithë shqiptarëve, që të ngrihen për të ndryshuar këtë realitet.
“A e di cili është i pari? A e di cili merr vendime për ty? Jo, ky, as ku, as ky dhe as ky. Je ti! Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë, përçarës, që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk ka më shpresë. Dhe tani po i pranon gjërat siç janë. Por i pari je ti! Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin? Ngrihu dhe ndërroji! Mos hiq dorë nga Shqipëria. Ndryshoje Shqipërinë. Këtë herë fitoni ju”, shkruan Basha. (A2 Televizion)