Rama nga Lezha: Këto do të jenë zgjedhjet e fundit që do të flitet për ujin e pijshëm

Nga A2 CNN
7 Mars 2021, 10:39 | Politikë
Rama nga Lezha: Këto do të jenë zgjedhjet e fundit që do

“Këto do të jenë zgjedhjet e fundit që do të flitet për ujin se brenda viti 2022 me gjithë investimet që po bëjmë do të kemi gjithë zonat urbane dhe rreth saj me 24 orë ujë të pijshëm”. Këtë premtim dha kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Lezhë. Sipas tij vetëm Tirana mund të përfundojë në 2023 sepse ka problematikën më komplekse.

“Ka një investim që është i konsiderueshëm për ujin e pijshëm. Këto do të jenë zgjedhjet e fundit që od të flitet për ujin se brenda 2022 me gjithë investimet që po bëjmë do kemi gjithë zonat urbane dhe rreth saj me 24 orë ujë të pijshëm. E vetmja zonë që mund të përfundojë në 2023 është Tirana se ka problematikën më komplekse”.

Duke përmendur investimet e kryera nga qeveria e tij, Rama tha se ka një borxh të pashlyer në lidhje me korridorin blu, që sipas tij do të shlyhet me rihapjen e garës dhe realizimin e këtij projekti.

“Ne kemi investuar si asnjëherë më parë në Tropojë, Malësinë e madhe, Pukë, në Dibër, duke bërë realitet Rrugën e Arbrit që ishte një ëndërr që sot po realizohet prej dhjetëra vitesh dhe kemi investuar në zonën e Lezhës dhe jo në atë sens që tha kryetari. Korridori blu hyri me këtë temë në programin e financimit europian me rajonin  dhe ne kemi një borxh të pashlyer me zonën dhe kemi arsyen ta shlyejmë se me rihapjen e garës do kemi kompanitë e duhura dhe do bëjë realizimin e këtij projekti dhe sa i përket pjesës brenda janë bërë investime të rëndësishme”.

Tjetër investim i rëndësishëm që kryeministri premtoi është edhe rruga Shëngjin-Velipojë dhe Milot-Muriqan.

“Zona  e bregdetit Jon ka qenë në prapambetje dhe kemi një nga burimet e rritjes së punësimit e zhvillimit ekonomik për gjithë vendin jo thjesht në atë zonë. Balldren-Milot-Fier përmes Thumanës e Rrogozhinës dhe aksi Milot-Muriqan dhe është pjesë e përpjekjes që kemi bërë investim kolosal, nuk e kemi finalizuar me një kontratë të fillimit të punimeve dhe gara e hapur për finalizimin e kësaj kontrate u përfol dhe nuk nxori fitues. Gara do të rihapet shumë shpejt dhe ai investim do të bëhet. Është dhe rruga Shëngjin-Velipojë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos