All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bashkëbisedimi për mandatin 3, Rama: PD me të njëjtët emra. Ëndërroj për doza të mëdha vaksinash

Nga A2 CNN
7 Mars 2021, 14:15 | Politikë
Bashkëbisedimi për mandatin 3, Rama: PD me të njëjtët
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama akuzoi kundërshtarët në zgjedhje se bëjnë premtime që nuk i mbajnë dot. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Lezhës, kreu i qeverisë foli edhe për procesin e vaksinimit nga ku beson se do të shpëtojë edhe sezoni turistik.

Besimin për një mandat të tretë Edi Rama i kërkoi këtë të diel lezhianëve. Gjatë një bashkëbisedimi 100 minutësh me banorët e këtij qytetit, kryeministri foli për punët e bëra si edhe akuzoi kundërshtarët për premtimet e tyre elektorale.

All - Paragraf - 3

“Këta të gjithë janë sot, janë faktikisht të gjithë ata që janë shquar si ushtarë të komandantit legjendar të tyre. Po t’i dëgjoni ata, duket sikur thonë se populli e kishte fajin që na hoqi në 2013 dhe populli duhet të na japë atë që na takon”.

Nga akuzat e përgjithshme, kreu i qeverisë shenjëstroi rivalin e tij që kërkon t’i marrë karrigen kryeministrore.

“Çfarë pune ka bërë në jetë? Të paktën të gatuaj makarona një herë për demokratët që të provojë që i bën ato makaronat apo i ka thjeshtë për t’i tundur në momentin kur filmohet se mirë tramvajën e Tiranës nuk e tregon dot”.

All - Paragraf - 6

Krahas akuzave politike, kryeministri u ndal edhe tek procesi i vaksinimit nga i cili shpreson të shpëtojë truizmin e 2021.

“Kjo është ëndrra që më lë mua pa gjumë për momentin. Si të disponojmë sa më shpejt një sasi vrastare vaksinash për armikun e padukshëm”.

Për këtë Rama u shpreh se shpreson që deri në mesin e muajt qershor të jetë bërë vaksinimi masiv i popullatës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos