Rama në një tavolinë me Vuçiç: T’i jepet fund absurdit kërcënues për veriun e Kosovës

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 12:28 | Politikë
Rama në një tavolinë me Vuçiç: T’i jepet fund

Kryeministri Rama ka postuar një video të shkurtër nga Moldavia, aty ku po merr pjesë në Komunitetin Politik Europian. Ai është në tavolinë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Mark Rutte, kryeministër i Holandës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, nga Bratislava, ku mori pjesë në forumin “Open Roads Balkans Back in Business”, Kryeministri Edi Rama komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Teksa u pyet për ushtrinë serbe që është dislokuar në kufi me Kosovën, Rama tha sa këto veprime bëhen për politikën e brendshme dhe se ushtria në kufi ka zero fuqi dhe nuk mund të bëjë asgjë. Kreu i qeverisë shtoi se konflikti në veri mund të ishte shmangur plotësisht.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi me Kosovën ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufi me Amerikën, çfarë do të bënte? Asgjë. Kjo ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/01/700-trupa-rruges-per-ne-kosove-stoltenberg-gati-te-dergojme-me-shume/
https://a2news.com/2023/06/01/osmani-dhe-vucic-shkembejne-nga-moldavia-akuza-per-tensionet-ne-veri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos