Takimi në Vlorë, Basha: Propozimet tona duhet t’i bëjmë realitet para zgjedhjeve në 2025

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 12:14 | Politikë
Takimi në Vlorë, Basha: Propozimet tona duhet t’i

Lulzim Basha ka vijuar takimet me të rinjtë dhe këtë të enjte u ndal në Vlorë.

Ai tha se synimi i takimeve të tij është të ndikojë në vendimmarrje dhe ndryshimet e propozuara prej tij të bëhen realitet para zgjedhjeve të vitit 2025.

“Nuk kemi asgjë për të humbur. Fitojmë mpiksjen e një mazhorance qytetare për ndryshim. Ndryshim që mund të vijë për shkak të një presioni herët apo vonë. Me herët, kam parasysh që të mundim të ndryshojmë sistemin para zgjedhjeve 2025-s. Po nëse nuk dëgjojnë? Atëherë të mpiksim një shumicë qytetare që ta bëjnë këtë ndryshim me votë”, tha mes të tjerash Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos