Rama niset për Bruksel, takim me liderët socialistë të BE

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 13:20 | Politikë
Rama niset për Bruksel, takim me liderët socialistë të BE

Kryeministri Edi Rama është nisur për në Bruksel, ku tha se do të takohet bashkë me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me liderët socialistë europianë.

“Po nisem për Bruksel bashkë me Kryeministrin Zaev, për të takuar kryeministrat e partive socialiste e progresiste të BE, në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane, në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërm”, tha Rama në një tjetër videomesazh postuar në Facebook.

https://a2news.com/2019/10/15/negociatat-krasniqi-shqiperia-studente-vjeshte-e-papergatitur-qe-kerkon-favore/

Ai tha se po sot, Kancelarja gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen në kuadër të samitit franko-gjerman. “Një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian, ku do të jepet edhe vendimi final për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një “po” për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon për momentin të paktën me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam optimist e as pesimist, por pak por e sigurt është se edhe Franca e njeh dhe e vlerëson procesin e bërë”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/539277060232461/
https://a2news.com/2019/10/15/hapja-e-negociatave-ministrat-e-be-pa-marreveshje-per-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos