Zgjedhjet e 25 prillit, Vlora premton rritje të pjesëmarrjes në votime

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 12:24 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, Vlora premton rritje të pjesëmarrjes në

Qarku i Vlorës në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Shqipërisë regjistroi një pjesëmarrje relativisht të ulët në votime.

Në rang qarku, votuan vetëm 35.7% e personave me të drejtë vote, ose thënë ndryshe vetëm një e treta përcaktuan deputetët që do t’i përfaqësonin në Kuvend.

Katër vite më pas duket se situata ka ndryshuar. Qytetarë të Vlorës janë shprehur për mikrofonin e A2 se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

Vetëm një pjesë e vogël e të intervistuarve nuk e kishin vendosur ose janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në votime.

Në zgjedhjet e 25 prillit janë regjistruar mbi 318 mijë përsona me të drejtë vote, që do të votojnë në 447 qendra votimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos