Rama për televizionin grek: Zgjerimi detar nuk bëhet pa marrëveshje mes dy vendeve

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 13:15 | Politikë
Rama për televizionin grek: Zgjerimi detar nuk bëhet pa

Pasi takoi kryeministrin Kiriakos Micotaqis në Athinë, kryeministri Edi Rama konfirmoi se javët në vijim pritet një vizitë e ministrit të Jashtëm grek në vendin tonë, ku do të diskutohet edhe për çështjen e kufirit detar.

Në një intervistë për televizionin grek “Mega”, teksa deklaroi se Gjykata Kushtetuese konstatoi se marrëveshja e vitit 2009 cenonte interesat kombëtare të Shqipërisë, kryeministri tha se duhet marrëveshje edhe për çështjen e 12 miljeve që pretendon Greqia. 

https://a2news.com/2020/09/19/deti-nikos-dendias-zgjerimi-ne-jon-nuk-kerkon-miratim-nga-pale-te-treta/

“Situata mes nesh dhe Greqisë është e veçantë sepse të dy vendet nuk mund ta bëjnë njëanshëm këtë zgjerim, pa një marrëveshje me njëri- tjetrin. Në pak javë, ministri i Jashtëm grek do të vizitojë Shqipërinë, mezi po pres të flasim, duke shpresuar që do të mirëpresim edhe kryeministrin”, tha Rama.

https://a2news.com/2020/09/16/deti-ne-gjykate-nderkombetare-krisafi-vendim-i-duhur-shmangen-emocionet-politike/

Rama pohoi me krenari miqësinë me Presidentin turk, por duke mohuar në mënyrë kategorike që Erdogani të ketë ndërhyrë asokohe tek opozita e drejtuar nga kryeministri Edi Rama për dërgimin e paktit detar në Kushtetuese: “Jam krenar që jam mik i Erdoganit. Ai asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk është përpjekur kurrë që të më thotë diçka për këtë. Kjo është thjesht një çështje e vitit 2009 që duhet të zgjidhet dhe ne mund ta zgjidhim”.

https://a2news.com/2020/09/16/bakoyannis-marreveshja-e-detit-me-shqiperine-u-prish-nga-turqia-rama-erdogan-nuk-e-ka-thene-kurre-kete/

Por, çfarë zgjidhje sheh Edi Rama nga konflikti greko-turk për kufijtë detarë?

“Greqia dhe Turqia janë të rritur mjaftueshëm që ta zgjidhin me njëri-tjetrin çështjen e kufirit detar. Ato ndajnë pikëpamje kontradiktore dhe secila prej tyre ka kaq shumë interes për ta zgjidhur. Janë gjithë elementet që Turqia dhe Greqia të bashkëpunojnë, ta zgjidhin çështjen dhe të ndërtojnë bashkë një të ardhme”.

Televizioni grek e ka pyetur kryeministrin edhe për kërkesat e minoritetit grek dhe përgjigjja e Ramës ishte se çështjet që ata ngrenë, në fakt janë problematika të zakonshme për çdo qytetar shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos