Java e parë e shkollës, Vokshi: Mbi 50 mësues me Covid, qeveria asnjë masë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 16:52 | Politikë
Java e parë e shkollës, Vokshi: Mbi 50 mësues me Covid, qeveria

Partia Demokratike ka denoncuar sot mungesën e masave që qeveria duhet të merrte përpara hapjes së shkollave.

Nga selia blu, ish-deputetja, Albana Vokshi, tha se deri më tani, në të gjithë vendin, janë prekur nga Covid-19 mbi 50 persona të stafit arsimor.

“Java e parë e vitit të ri shkollor dëshmoi që qeveria ishte e papërgatitur për pritjen e nxënësve dhe të mësuesve në kushte pandemie. Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar.

Gjimnazi “Ismail Qemali”,  ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish.

Te gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë.

Te shkolla “Jeronim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar

Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare.

Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar. 

Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar.

Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë.

Kushtet janë skandaloze në të gjithë vendin. Në dhjetëra shkolla mungojnë termometrat, si masa më elementare anti-Covid”, deklaroi Vokshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos