Presidenti Meta: Hapini listat 100%, mjaft e degraduat Kuvendin

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 13:10 | Politikë
Presidenti Meta: Hapini listat 100%, mjaft e degraduat Kuvendin

Me anë të një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta, i kërkon mazhorancës dhe opozitës të bien dakord për hapjen e listave për zgjedhjen e deputetëve.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind!”, shkruan Meta.

Më tej, Presidenti shkruan se Kuvendi aktual është i degraduar, ndërsa e krahason atë edhe me një asamble kooperative.  

“Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e ‘integrimit’”, shkruan Presidenti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/18/tension-ne-keshillin-politik-pd-kerkon-mendim-nga-osbe-ps-prezanton-draft-per-kodin/
https://a2news.com/2020/09/18/shano-ps-po-rikrijon-marreveshjen-sipas-interesave-pa-kushtetuese-nuk-duhet-te-kishte-zgjedhje/
https://a2news.com/2020/09/18/keshilli-politik-krasniqi-pas-detajeve-teknike-fshihen-platforma-te-qarta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos