Meta: Hapni listat ose largohuni!

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 10:30 | Politikë
Meta: Hapni listat ose largohuni!

Presidenti Ilir Meta u shpreh me anë të një statusi në Facebook se “çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh”

“Mos kini frikë nga hapja e listave! HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI”, shton Kreu i Shtetit në postimin e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/19/kercenimet-e-presidentit-se-do-shperndaje-parlamentin-rama-ka-nje-raport-personal-me-henen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos