Rama prezanton Ministrin e Brendshëm: Ndarje e punëve Polici-Ministri, Çuçi: Angazhim për të ndryshuar mentalitetin

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 17:54 | Politikë
Rama prezanton Ministrin e Brendshëm: Ndarje e punëve Polici-Ministri,

Kryeministri Rama ka prezantuar Blendi Çuçi në postin e ministrit të Brendshëm. Ndërsa vlerësoi ministrin e dorëhequr Sandër Lleshaj, kreu i qeverisë shprehu besimin se me ardhjen e Çuçit në krye trë dikasterit të Ministrisë ritmi i punëve do të rritet dhe të konsolidohet ndarja e punëve mes Policisë dhe Ministrisë.

 “E ka të qartë që punë të brendshme nuk janë vetëm rend në aspektin e qetësisë, por janë shumë më tepër se kaq. Besoj që me ardhjen e Çuçit krijohen premisat që puna të vazhdojë, ritmi të rritet, ndarja e punëve mes Policisë  dhe Ministrisë të shkojë duke u konsoliduar deri në fund. Që Ministri të konsolidojë këtë profil që Sandri filloi të ndërtojë si një figurë drejtuese e Ministrisë dhe jo si polici numër 1”.

Nga ana e tij ministri Çuçi shprehu angazhimin maksimal për të justifikuar besimin e kryeministrit dhe të publikut, por edhe për të ndryshuar mentalitetin.

“Do të kem angazhimin maksimal për të justifikuar besimin e kryeministrit dhe grupit parlamentar dhe për të fituar besimin e publikut. Në përfundim të mandatit do kisha mundësi të dëgjoja që i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm, jo ministrit të policisë apo të rendit. Ja që për fat të keq mbetet një perceptim, edhe pse Sandri bëri shumë punë që të ndryshojë ky mentalitet. Besoj fort se po nuk u kuptua ky organizëm si i tërë asnjë reformë nuk do ketë gravitetin e duhur”- tha Çuçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos