
Çështja e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë ishin në fokus të takimit të ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kairat Abdrakhamanov në Hagë.
“Shpalosëm informacion të hollësishëm edhe për disa praktika të tjera atje, lidhur me pamundësinë e përdorimit të hapur të simboleve kombëtare dhe nënpërfaqësimin e rëndë në institucione shtetërore”, u shpreh Cakaj në një postim në facebook, lidhur me takimin.
Gjithashtu, ai theksoi se gjatë takimit u siguruan se kjo çështje do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioni i OSBE-së për Pakicat Kombëtare. (A2 Televizion)