
Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publik votimin në seancë plenare, ku rezulton se kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, ka dalë kundër linjës së Partisë Socialiste.
Ish-ministrja e kabinetit qeveritar "Rama 1" ka votuar kundër të gjitha ndryshimeve në kabinet, përfshirë këtu edhe emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomi si ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
E kontaktuar nga A2, Kodheli ka deklaruar se bëhet fjalë për një lapsus, pasi ka votuar pa syze. Madje, ditën e djeshme ka shprehur dhe mbështetjen e fortë publike, me një postim në rrjetet sociale, veçanërisht për emërimin e Milva Ekonomit. (A2 Televizion)