
“Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë”. Është ky sugjerimi i kryeministri Edi Rama s ai takon zgjidhjes së çështjes së reciprocitetit me targat mes Kosovës dhe Serbisë. Në një reagim në Twitter pas situatës së së bllokimit të krijuar në kufi mes dy vendeve, kreu i qeverisë shqiptare thotë se Kosova ka plotësisht të drejtë , ndërsa apelon që të shmanget ngrirja e konflikti siç ndodhi me tarifën 100%.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë, siç ndodhi me tarifën 100%. Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)